Top News/ Eurofighter Typhoon drejt Turqisë / Scholz ‘thyhet’, projekti është në fazat e hershme
20/10/2024 12:35

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të shtunën se një projekt mbi mundësinë e furnizimit të Turqisë me avionët luftarak Eurofighter do të drejtohet nga Britania dhe se procesi ishte në fazat e hershme. “Është një proces që do të vazhdojë të zhvillohet, por tani po kryesohet nga Britania”, tha udhëheqësi gjerman kur u pyet mbi këtë çështje gjatë një konference shtypi në Stamboll përkrah Presidentit Tajip Erdogan. Qeveria britanike nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Ankaraja tha vitin e kaluar se ishte në bisedime me Britaninë dhe Spanjën lidhur me përpjekjet e saj për të blerë avionët luftarak të modelit “Eurofighter Typhoon”, megjithëse Gjermania e kundërshtoi këtë ide. Që nga ajo kohë, Turqia e ka kritikuar mungesën e përparimeve në këtë çështje, ndërsa deri më tani Erdogan ka aluduar për hezitimin e Berlinit. “Ne dëshirojmë të lëmë pas disa nga vështirësitë e përjetuara në të kaluarën lidhur me furnizimin me mjete të mbrojtjes dhe ta zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë”, tha për gazetarët Erdogan. Ditë më parë, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes i Turqisë tha se Ankaraja kishte ndërmarrë tentativa teknike që synojnë në përshpejtimin e blerjes së planifikuar të avionëve luftarakë. Në nëntor të vitit 2023 Ankaraja bëri të ditura synimet për të blerë 40 avionë luftarakë të modelit “Eurofighter Typhoon”. Avionët në fjalë prodhohen nga një konsorcium mes katër vendeve evropiane, Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA