Top News / Eurodeputetët njihen me Shqipërinë/ Vlerësojnë negociatat, por kritikojnë klimën politike
23/11/2024 17:25

“Shqipëria ka marrë notë pozitive në hapat e ndërmarra prej saj në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian megjithatë ka ende shumë detyra që duhen të përmbushen nga ana e qeverisë shqiptare. Europdeputetja Anna Strolenberg rrëfen se një ndër pikat më të rëndësishme është forcimi i opozitës si gurthemel për një demokraci të shëndetshme.” “Dëshira jonë më e madhe është që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Sa më shpejt, sepse me të vërtetë mendojmë që Shqipëria është pothuajse tashmë pjesë e BE-së, por duhet të ndërmerren hapat e ardhshëm. Disa gjëra të mira kanë filluar. Për shembull, kanë nisur bisedimet për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, dhe janë bërë disa reforma në sistemin gjyqësor. Tani kemi strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ky është vetëm fillimi.” Eurodeputetja u ndal tek protesta e Partisë Demokratike në Parlamentin Europian dhe tek masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish kryeministrin Sali Berisha. “Po, kam dëgjuar që ai është arrestuar, dhe mendoj që nëse struktura kundër korrupsionit ka vendosur që duhet të arrestohet, atëherë kjo duhet të ndodhë. Çështja kryesore është që korrupsioni duhet luftuar. Ky është një detyrim i madh për Shqipërinë tani. Pra, nëse ky është rezultati përfundimtar ose vendimi që është marrë, atëherë duhet të zbatohet. Por dua të theksoj një gjë këtu: A ka aktualisht parti të vërteta opozitare në Shqipëri? Nëse doni të keni një demokraci të shëndetshme, ju duhet një parti opozitare e mirë. Aktualisht kjo mungon në Shqipëri, dhe është shumë e nevojshme që të ketë parti të tjera që mund të formojnë një opozitë të vërtetë.” Strolenberg shtoi se pas agresionit rus në Ukrainë është më e rëndësishme se kurrë që Bashkimi Evropian të zgjerohet.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA