Edhe pse ka shënuar ulje të vazhdueshme, monedha europian zbriti këtë të premte në nivelin e 100.08 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëirsë. Ky është niveli më I ulët I regjsitruar najëheherë duke iu afruar kufirit të 100 lekëve të këmbimit mes Euros dhe Lekëve. Ulja ka qenë e vazhdueshme duke nisur nga muaji qershor pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së SHqiëprisë për të blerë valutë. Por pavarësisht kësaj, gushti solli një luhatje tjetër të Euros, kjo për shkak edhe të kthimit të emigrantëve por dhe turistëve të huaj. Sipas aktorëve të tregut, ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit. Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi. Krahs këtij sektoir nga kjo luhatje preken dhe Hotelet si dhe individët që paguehn në Euro. Ndërsa përfitojnë më së shumti importuesit.