Tre raste të reja janë identifikuar në Elbasan me virusin e’ Etheve të Nilit’ duke e çuar në 5 numrin e të prekurve në këtë qark. Sipas burimeve zyrtare këto tre raste janë identifikaur konkretisht në Cërrik, nje 84 vjeçar, në Paper një 73 vjeçar dhe në Tregan nje 60 vjeçar. Te prekurit nga ‘Ethet e Nilit’ po ndiqen nga specialistët e ISHP. Aktualisht gjendja e të prekurve paraqitet stable dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën.