Top News – Ervin Salianji për 8 Dhjetorin, ‘S’ka rini, Rama I ka treguar se vetëm krimi ecën para’
07/12/2024 14:51

8 Dhjetori, e cila në Shqipëri festohet si Dita e Rinisë ka ngjallur reagimin e radhës nga ish-deputeti Ervin Salianji Demokrati shkruan se hipokrizia me 8 Dhjetorin është se ka festë, por nuk ka rini, pasi ata janë larguar jashtë vendit për një të ardhme me të mirë. Modeli që po iu jepet të rinjve sipas demokratit, është se në Shqipëri, të rinjtë që luftojnë krimin, e kanë vendin në burg. Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë. Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?! Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, në Vjenë, në Spanjë. Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme. Sa për rininë, unë mendoj se të gjithë ata, nga maturantët, votuesit për herë të parë, ata që rreken shumë, ata që kanë ikur, të gjithë e kanë ende forcën ta vendosin vetë ditën se kur do ta bëjnë festë. Dhe ajo është 11 maji i 2025, dekretuar  së fundmi si data e zgjedhjeve. Atë ditë, Rinia e hedh në erë, e përmbys modelin diabolik që ka vendosur Edi Rama.

Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA