Top News – Erion Veliaj fiton betejën me KQZ/ KAS voton për rrëzimin e gjobës 75 mijë lekë
16/02/2021 17:07

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve shfuqizon vendimin e marrë nga Komisioneri Shtetëror për gjobitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. KAS e cilësoi si jo të drejtë vendimin e Celibashit për gjobitjen e kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se nuk kishte shpërndarë certifikata legalizimi. Veliaj u gjobit në vlerën e mbi 75 mijë lekë për shkak se kishte marrë pjesë në dorëzimin e shtëpive të reja të ndërtuara pas dëmeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Anëtarët e KAS pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia e Tiranës e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin e të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla. Duke konstatuar se caktimi i personit përgjegjës është bërë më 7 janar 2021 dhe raportimet në vijim janë vlerësuar në përputhje me ligjin dhe në këto rrethana nuk kemi përgjegjësi administrative vendosëm shfuqizimin me gjobë ndaj Erion Veliajt të shumës 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve. Për pikën 2 duke konstatuar se gjatë veprimtarive të denoncuara nuk janë shpërndarë leje apo certifikata pronësie sipas ligjit vendosi shfuqizimin e gjobës për shumë 40 mijë lekë ndaj Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, kundër këtij vendimi mund të apelohet në gjykatën e shkallës së parë Tiranë" - tha Koli Bele anëtari i KAS që kishte në ngarkim dhe çështjen ankimore. Më herët, Kryetari i Bashkisë ka deklaruar se më ironik është fakti që nuk penalizohet Lulzim Basha që shton 5 vila në kohë pandemie apo Grida Duma që akuzohet se ka shitur 3 herë shtëpinë, por dikush që ka dorëzuar shtëpi për të pastrehët e mbetur nga tërmeti. Kjo gjobë u kontestua nga Veliaj dhe nga vetë Rama që u shprehën se këto nuk ishin takime për prerje shiritash. Ankesa ndaj kryebashkiakut u bë nga LSI në KQZ.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA