Një javë pas zhdukjes së Engjëll Kananit nga Berati, ende nuk ka asnjë gjurmë, pavarësisht intensifikimit të kërkimeve në terren. Ai u zhduk teksa kishte dalë për peshkim së bashku me një mik në lumin Vjosa, pranë fshatit Kashisht. Bëhet me dije se që prej momentit të zhdukjes kërkimet nuk janë ndalur, por pa rezultat. Familjarët dhe miku i tij, i cili peshkonte me të zhdukurin e kanë telefonuar vazhdimisht, por askush nuk është përgjigjur në anën tjetër të telefonit. Ndërkohë, kërkimet janë zgjeruar përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa, si dhe në kanalin Vjosë-Levan-Fier. Sektori i krimeve në komisariatin e Fierit ka nisur gjithashtu hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.