48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë brenda në makinën së punës, mëngjesin e kësaj të premteje, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner të Kamzës. Viktima punonte si postier dhe ishte nisur drejt vendit të punës në momentin që i kanë zënë pritë autorët dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri arme. Në vendngjarje policia gjeti 12 gëzhoja, ndërsa dyshohet se më pas autori apo autorët janë larguar me makinë.