Shqiptari Arjan Rizaj është ekzekutuar me armë në Guajakil të Ekuadorit. Mediat ekuadopriane bëjnë me dije se 53-vjeçari Rizaj është ekzekutuar pranë spitalit “Luiz Vernaza”, ku kishte shkuar për të shoqëruar bashkëshorten e tij. Ai ka qenë duke pritur në makinë, kur dy të rinj me motoçikletë janë afruar, e kanë qëlluar për vdekje dhe janë larguar në drejtim të paditur. Bashkëshortja e Rizajt ka rrëfyer mnë dëshminëe saj për policinë ekuadoriane se ka parë nga shumë pranë të gjithë skenën macabre të ekzekutimit të 53-vjeçarit.