Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Julian Gjoshin, 27 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Alfred Dedjas, ndodhur më 1 dhjetor në zonën e Ndroqit në Tiranë. Prokuroria, veç akuzës së vrasjes me paramendim ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje. Mbrojtja kërkoi ekspertizë nën dyshimet se klienti i tyre ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike gjatë kryerjes së vrasjes.