Një tjetër britanik I përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Gjykata e ekstradimeve në Londër vendosi të aprovojë kërkesën e drejtësisë shqiptare për Steven Hunt. Sips Top Channel avokatët e të akuzuarit nuk ranë dakord me këtë vendim dhe për të bllokuar ekstradimin ngritën pretendimin se Hunt është diagnostikuar me sëmundje të rëndë. për këtë kërkesë. Por tashmë do të jetë radha e Gjykatës së Lartë të Londrës për të dhënë vendimin nëse Hunt do të ekstradohet në Shqipëri apo jo. Vendim që do të merret dhe për të akuzuarit e tjerë Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harry Simpson, dhe Harriet Bridgeman. Ata akuzohen nga prokuroria e Lezhës për vrasje në bashkëpunim. Ruben Saraiva i akuzuar si ekzekutuesi Ardian Nikulajt, u ekstradua nga Maroku në Dhjetor 2023 dhe muajt e shkuar ndaj tij nisi procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës.