Viti 2020, ka qenë një vit që shumëkush do të donte ta fshinte nga kujtesa. Mes shumë gëzimeve të jetës që covid 19 na ka privuar, një vend i vecantë i takon dashurisë dhe jetës intime. Një sondazh në britaninë e madhe tregon se nënshtetasit e mbretëreshës, në raportin një me katër, thotë se nuk e mban mend as kur ka patur marrëdhëniet e fundit seksuale. Britanikët janë të ftohtë për nga natyre. Por edhe në itali, tokën e të dashuruarve më të flaktë, muzika nuk ndryshon. Një tjetër studim atje tregon se banorët e italisë kanë parë një kolaps të vërtetë të jetës së tyre erotike në masën 83 për qind. Ankthi për situatën në përgjithësi, frika se mos infektohen, por edhe vështirësitë për tu takuar për shkak të izolimit, mërzia si pasojë e qëndrimit në shtëpi dhe intimiteti i paktë për shkak të pranisë së familjarëve të tjerë apo fëmijëve në shtëpi, thuajse kanë vrarë dëshirën. Sondazhi i bërë në britani, tregon se në një kampion prej 10 mijë të anketuarve, më shumë se 25 për qind, më së shumti gra, pohojnë se janë privuar nga marrëdhëniet seksuale. Ndonëse në shumë vende të tjera, ndryshe nga britania e italia, nuk janë bërë sondazhe apo studime të tilla, gjendja duket e njëjtë ngado. Pra, me pak fjalë, koronavirusi ka prekur edhe dashurinë. Nuk mbetet vecse të shpresohet që edhe nën carcafë, ardhja e vaksinave, të mund të bëjë një mrekulli.