Ata tjerët e patën bërë Kosovën, si buxhet e si territor e si institucione copë-copë. Ata edhe vetë janë copë-copë. Mos u merrni me ata fare...përfundimisht me qeverisjen tonë ka marrë fund ajo teza që është e mundshme edhe pazari me strukturat e Serbisë edhe puna për Republikën e Kosovës. Nuk është e mundshme edhe pazari me strukturat e Serbisë edhe angazhimi për shtetin e pavarur. Këto dy gjëra e përjashtojnë njëra-tjetrën. Populli ynë e ka një shprehje shumë të mirë thotë 'ai që mundohet me i mbajt dy kunguj nën një sqetull e ka edhe një kungull tjetër mbi qafë