Sistemet e radarëve të Rumanisë zbuluan të enjten vonë një objekt të vogël fluturues, me gjasë një dron, duke shkelur hapësirën ajrore kombëtare deri në 6 km në brendësi të qarkut juglindor të Tulceas, tha ministria e mbrojtjes. Vendi që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i cili ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën, ka parë fragmente të dronëve rusë të bien në territorin e tij në mënyrë të përsëritur gjatë vitit të kaluar, ndërsa Moska ka sulmuar ashpërsisht infrastrukturën portuale të Ukrainës. Ministria tha se radari së pari e mori sinjalin në orën 19 e 04 minuta, 15 km në lindje të Chilia Veche në qarkun Tulcea. Ministria paralajmëroi popullatën e këtij qarku që të qëndronte në vende të sigurta dhe nisi procedurat për të ngritur në fluturim avionët luftarakë, por radari e humbi sinjalin në orën 19 e 09 minuta.