Një rast aspak i zakonshëm i fshehjes së parave është zbuluar në Pordenone të Italisë. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar i cili kishte fshehur në pelenat e pista të mbesës së tij rreth 20 mijë euro cash, të ardhura të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërdarjes dhe trafikimit të drogës.