Seanca e parë ndaj Dritan Rexhepit në Gjykatën e Posaçme dështoi. Shkak u bë mungesa e një avokati nga grupi i të akuzuarve për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës. I pranishëm në sallë në këtë seancë ishte edhe vetë Dritan Rexhepi, njohur edhe si ‘mbreti i drogës’, që u ekstradua pak kohë më parë nga Turqia.