Pas testimit të platformës elektronike të regjistrimit, komisioni rregullator do të shqyrtojë më 30 dhjetor, mënyrën sesi do të numërohen votat e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit. Në draftin parprak thuhet se 40 ditë para zgjedhjeve, KQZ do të caktojë vendin ku do të numërohen votat nga jashtë. Numërimi kryehet nga komisioni përkatës, ku kanë të drejtë të caktojnë anëtarë vëzhgues partia socialiste dhe partia demokratike, si partitë më të mëdha në vend.