Partia Socialiste propozon faljen e të gjitha gjobave të vendosura, por të paekzekutuara nga inspektoriatet e mbrojtjes së territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shëndetësor Kombëtar. Amnistia propozohet që të shtrihet për masat administrative të vendosura në 9 vitet e fundit, duke nisur nga 1 janari i vitit 2015, deri më 30 nëntor të këtij viti. Propozimi është hartuar dhe depozituar nga shumica në Kuvend bashkë me kërkesën për të kaluar në komisione dhe seancë plenare me procedurë të përshpejtuar.