Ish-kryeministri Sali Berisha jo vetëm ka kundërshtuar propozimin e maxhorancës socialiste për faljen e gjobave nga 1 janari 2015 e këtej për ndërtimet pa leje në zonat rurale, AKU dhe Inspektoriati i Shëndetësor Kombëtar, por paralajmëron se nëse do të vijë në pushtet do të rimbursojë edhe ata që i kanë paguar këto gjoba. Në konferencën e së premtes me gazetarët, Berisha shkoi edhe më tej, kur tha se do të falë gjobat e energjisë elektrike dhe ujit.