Top News – ‘Dita e Zemëratës’ në Palestinë/ Përgjaken edhe protestat e solidarizimit me gazën
18/05/2021 22:14

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, u mobilizuan të martën në protesta dhe greva të përgjithshme që paralizuan bizneset jo-jetike, në shenjë solidariteti me banorët e Gazas. Lëvizja Fatah e Presidentit palestinez Mahmud Abaz, kishte bërë thirrje për një “ditë zemërate”, thirrje kjo që bëri jehonë në qytetet me shumicë arabe dhe mikse të Izraelit. “Ne jemi këtu për të ngritur zërin dhe për të mbështetur popullin e Gazas që po bombardohet përditë.” – tha një protestues në Ramallah. Ushtria izraelite tha se trupat e saj u sulmuan në Ramallah, dhe dy ushtarë u dërguan në spital me plagosje në këmbë. Në një incident tjetër, një 25-vjecar palestinez u vra nga trupat izraelite në veri të Ramallahut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, 70 persona u dërguan në spital pas përplasjeve me forcat izraelite, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Një tjetër person që sulmoi ushtarët izraelitë, u vra më herët gjatë ditës në Hebron. Izraeli është përpjekur t’i verë fre dhunës ndërmjet hebrejve dhe arabëve në vend, si dhe trazirave në Bregun Perëndimor që mbahet i pushtuar prej tij, ku autoritetet palestineze thonë se forcat izraelite kanë vrarë 22 njerëz që prej 10 majit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA