Top News – Diplomatët e dëbuar Gjermanë/ Përplasin Angela Merkel me Moskën
06/02/2021 16:22

Kancelarja Angela Merkel e dënoi ashpër e diplomatëve gjermanë nga Rusia duke e cilësuar ëtë lëvizje si një largim të mëtejshëm të Moskës nga shteti i së drejtës. Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve nga Suedia, Gjermania dhe Polonia, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në protesta të paligjshme muajin e kaluar kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. "Ne e konsiderojmë këtë dëbim të padrejtë," u shpreh Merkel pas një video-konference mbi çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke shtuar se të dy I kishin marrë njoftime për dëbimet e diplomatëve gjatë kohës së takimit. Kancelarja Merkel gjithashtu tha se Gjermania ështe gati të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë, përfshirë edhe kundër individëve të caktuar, edhe pse shtoi se ështe një "detyrë diplomatike" të mbahen të hapura kanalet e komunikimit me fqinjin e madh lindor të Europës. Kjo pwrplasje megjithatw nuk do ta lwkundw Berlinin nga pozicioni I tij favorizues ndaj gazsjellësit Nord Stream 2, që kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e kontinentit të vjetër. Projekti, i ndërtuar për të shtuar furnizimet e gazit rus në Europë dhe për të anashkaluar Ukrainën, ka hasur në kundërshtimin e Washingtonit, i cili dëshiron të shesë gazin e tij në Bashkimin Europian dhe të pakësojë mbështetjen e rajonit në furnizimet e energjisë nga Moska.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA