Vetëm 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës në lagjen nr.1 në Sarandë është përfshirë nga flakët. Disa persona të paidentifikuar kanë shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe kanë djegur dokumentet. Kjo vjen pasi Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia është urdhëruar që të ekzekutojë vendimin.