Zoran Zaev po përballet sot në parlamentin e Maqedonisë së veriut me një votë mosbesimi. Lidhja sociale demokrate e Maqedonisë tha dy ditë më parë se dorëheqja e shpallur nga Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale është pezulluar ndërkohë që opozita pretendon se i ka shifrat për ta rrëzuar qeverinë.