Top News – Demokracia rrezikohet nga Oligarkët! Biden paralajmëron amerikanët në fjalën e lamtumirës
16/01/2025 12:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumire mbrëmjen e së mërkurës, duke paralajmëruar se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve jashtëzakonisht të pasur po formësohet në Amerikë, e cila zotëron pushtet dhe ndikim që kërcënojnë demokracinë. “Jam i shqetësuar për rënien e rrezikshme të pushtetit në duart e ca njerëzve të pasur”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se rënia e pasurisë në duart e pak vetave nuk e kërcënon vetëm demokracinë, por edhe të drejtat dhe liritë themelore, si dhe pritjet se çdo njeri meriton një “mundësi të barabartë” për të arritur sukses. Biden përmendi disa nga arritjet e tij, përfshirë drejtimin e vendit për të dalë nga pandemia e koronavirusit gjatë dy vjetëve të tij të para si president, mbështetjen për prodhimin vendas dhe kufizimin e çmimit të barnave të përshkruara. Por, Biden tha se vlerat amerikane janë duke u “sprovuar vazhdimisht”, duke paralajmëruar për ngritjen e mundshme të asaj që ai e quajti “kompleksi industrial i teknologjisë” dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale. “Amerikanët po varrosen nën një ortek dezinformimesh dhe keqinformimesh, që mundësojnë abuzimin me pushtetin”, tha ai. “Shtypi i lirë po shembet. Redaktorët po zhduken. Mediat sociale po heqin dorë nga verifikimi i fakteve. E vërteta po mbytet nga gënjeshtrat për pushtet dhe për përfitime”, theksoi ai. Ai nënvizoi se, për t’i luftuar këto prirje, platformat e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për t’i mbrojtur fëmijët, familjet dhe demokracinë amerikane nga abuzimi me pushtetin. Inteligjenca Artificiale (IA), sipas tij, është një zhvillim që ka potencialin për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, madje edhe për të gjetur një shërim për kancerin, por në të njëjtën kohë mund edhe të “shkaktojë kërcënime të reja për të drejtat tona, mënyrën tonë të jetesës, privatësinë tonë, mënyrën se si punojmë dhe si e mbrojmë kombin tonë”. “Inteligjenca Artificiale është teknologjia më domethënëse e kohës sonë, ndoshta e të gjitha kohërave. Asgjë nuk ofron më shumë mundësi dhe rreziqe të mëdha për ekonominë, sigurinë, shoqërinë tonë dhe për njerëzimin”, tha ai. Megjithatë, ajo duhet të jetë “e sigurt, e besueshme dhe e dobishme për mbarë njerëzimin”, shtoi ai, duke theksuar se është më e rëndësishme se kurrë që “si tokë e lirisë, Amerika, dhe jo Kina, ta udhëheqë botën në zhvillimin e IA-së”.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA