Top News – Danimarka rrit mbrojtjen e Grenlandës / Pasi Trump përsëriti dëshirën për ta blerë
25/12/2024 12:15

Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij për të blerë territorin e Arktikut. Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen tha se paketa ishte një "shumë dyshifrore në miliarda" në korona, ose të paktën 1.5 miliardë dollarë. Ai e cilësoi kohën e njoftimit si një "ironi të fatit". Të hënën Trump tha se pronësia dhe kontrolli i ishullit të madh ishte një "domosdoshmëri absolute" për SHBA. Grenlanda, një territor autonom danez, është shtëpia e një baze të madhe ajrore të SHBA-së dhe është strategjikisht e rëndësishme për SHBA-në, pasi shtrihet në rrugën më të shkurtër nga Amerika e Veriut në Evropë. Ishulli po ashtu ka rezerva të mëdha minerale. Poulsen tha se paketa do të lejonte blerjen e dy anijeve të reja të patrullimit, dy dronëve të rinj me rreze të gjatë veprimi etj. Ajo gjithashtu do të përfshijë fonde për shtimin e personelit në Komandën e Arktikut në kryeqytetin Nuuk dhe një përmirësim për një nga tre aeroportet kryesore civile të Grenlandës për të pritur edhe avionët luftarakë supersonikë F-35. "Ne nuk kemi investuar mjaftueshëm në Arktik për shumë vite, tani po planifikojmë një prani më të fortë," tha ai. Ministri i mbrojtjes nuk dha një shifër të saktë për paketën, por media daneze vlerësoi se do të ishte rreth 12 deri në 15 miliardë korona. Njoftimi erdhi një ditë pasi Trump tha në platformën e tij të medias sociale Truth Social: "Për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute". Kryeministri i Groenlandës Mute Egede iu përgjigj komenteve të Trump, duke thënë se "ishulli nuk është në shitje". Por ai shtoi se banorët e groenlandës duhet të vazhdojnë të jenë të hapur për bashkëpunim dhe tregti, veçanërisht me fqinjët e tyre. Analistët thonë se plani për rritjen e mbrojtjes në Greenland ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë dhe nuk duhet parë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve të Trump. Deri më tani, Danimarka ka qenë shumë e ngadaltë për të zgjeruar kapacitetin e saj ushtarak në Grenlandë, thonë ata, por nëse vendi nuk është në gjendje të mbrojë ujërat përreth territorit nga kërcënimet që vijnë nga Kina dhe Rusia, atëherë kërkesat e SHBA për kontroll ka të ngjarë të rriten.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA