Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Serbi në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, ku ka marrë pjesë në panairin e verës së zhvilluar në Beograd se bashku me presidentin Aleksandër Vuçiç, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi. Në panair kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme por syrit të mediave nuk i kanë shpëtuar as detare të vogla nga xhestet dhe qendrimi i liderve të vendeve pjesëmarrëse. Një video e publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovis është bërë virale. Ajo tregon se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama merr erë dhe nuk e provon fare.