Top News – Çfarë nuk dinim për Afganistanin/ Talebanët, të ulur mbi pasurinë 1 trilionë dollarëshe
19/08/2021 21:53

Pasi talebanët morën kontrollin e afganistanit, menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane, polemikat kanë qenë të shumta ndërkohë që ekspertë të sigurisë nxjerrin në dukje faktin se vendi ka një sasi jashtëzakonisht të madhe mineralesh të papërdorura mbi të cilat tani janë ulur militantët islamikë. Bëhet fjalë në fakt për një nga vendet më të varfra në botë, por në 2010-ën, ushtarët amerikanë dhe disa gjeologë, zbuluan se afganistani ka rezerva mineralesh që kapin vlerën e afro një trilion dollarëve. Rezervat e hekurit, bakrit dhe arit janë të shpërndara në të gjitha provincat. Ekzistojnë gjithashtu minerale të rralla dhe ndoshta më e rëndësishmja është rezerva më e madhe në botë e litiumit, përbërës thelbësor i baterive që rimbushen dhe teknologji tjera që kanë rëndësi jetike për trajtimin e krizës klimatike. “Afganistani është zona e pasur me metale të çmuara, por edhe me metale të nevojshme për ekonominë e ardhshme të shekullit 21”, tha Rod Schoonover, shkencëtar dhe ekspert i sigurisë që ka themeluar “Ecological Futures Group”. Sfidat e sigurisë, mungesa e infrastrukturës dhe thatësirat e mëdha, kanë penguar shfrytëzimin e mineraleve në të kaluarën. E kjo nuk ka gjasa të ndryshojë shpejt – duke marrë parasysh se tani këtë vend e kanë nën kontroll talebanët. Megjithatë, ka interesim të madh nga disa vende, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Indinë, që po përpiqen të përfshihen pavarësisht kaosit të krijuar.

Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
Top Channel/ Trump “e zbut” sërish me Putinin: “Gati të takohem menjëherë për fundin e luftës”!
24/01 13:21
Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA