Top News/ Bislimi i përgjigjet Vuçiç/ ‘Kështu kanë thënë dhe për sulmin në Banjskë’
30/11/2024 20:00

Shpërthimi i fuqishëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok që solli dëmtim të madh të infrastukturës që furnizon me ujë disa qytete si dhe të korporatës energjetike, ka sjellë reagime të ashpra në radhët e politikës së Kosovës. Zëvëndës kryeministri Besnik Bislimi mbajti të njëjtin qëndrim me Albin Kurtin, duke drejtuar gishtin nga Serbia, si përgjegjëse për aktin terrorist, sic e kanë cilësuar ata më herët. Në një reagim në rrjetet sociale, Bislimi akuzoi shtetin serb se duke u distancuar nga sulmi, po vepron njësoj si në rastin e Banjskës. “Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit, kur vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun. Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Milan Radoiçic, i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit.” Bislimi tha se krahu i djathtë i Milan Radoiçic, Nemanja Radivojevic Gandi dyshohet të jetë përgjegjës për këtë sulm. “Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojevic - Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike, që na mundëson ftohjen e termocentraleve që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë, të disa komunave të Kosovës, përfshirë një pjesë të kryeqytetit Prishtinës”.

Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
Top News – ‘Shengen’ pagesash në Ballkan. Pakt për platformë të unifikuar, jashtë Serbia
10/01 16:48
Top News-Osmani takon zv.sekretarin e Shtetit Amerikan:Do të finalizojmë dialogun strategjik me SHBA
10/01 13:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA