Ministria e Jashtme hodhi poshtë pretendimet e Partisë Demokratike, që ka hedhur akuza se përfaqësues të trupit diplomatik janë përfshirë në fushatë elektorale me emigrantët për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani bëri një bilanc të vitit 2024. Ai e konsideroi atë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, teksa vendosi si një ndër objektivat kryesorë për vitin 2025 negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.