Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediet uroi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rizgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas Berishës, Zoti e shpëtoi nga atentati për të shpëtuar SHBA-të, paqen e lirinë në Botë. Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri hodhi akuza ndaj administratës së mëparshme amerikane, që sipas tij përdorën paratë amerikane për të goditur kundërshtarët, duke sjellë në mënyrë indirekta edhe rastin e shpalljes së tij nongrata.