Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të mos u paraqitur të hënën e parë të shkurtit, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’. Vendimi i SPAK është marrë pasi ish-kryeministri mësohet se do të udhëtojë në drejtim të Gjermanisë dhe nuk do të jetë në 3 shkurt në Shqipëri. Udhëtimi sipas Berishës do të jetë me ftesë të CDU-së gjermane dhe ka qenë ftesa e përkthyer dhe noterizuar që i është paraqitur SPAK, që ka sjellë pranimin e kërkesës. Kësisoj ish-kryeministri do të paraqitet vetëm të hënën e tretë të muajit shkurt, për të zbatuar masën e sigurisë dhënë ndaj tij.