Top News-Berisha nis lëvizjen e dytë politike/Rikthehen foltoret, me demokratët e Rrëshenit
20/01/2022 11:55

Ish-kryeministri Berisha nuk ndalet në projektin e tij politik për të qenë sërish protagonist dhe për të kthyer sipas tij demokratët në pushtet, duke rrëzuar jo vetëm kryeministrin Rama, por edhe Lulzim Bashën që mban Partinë Demokratike. Ambicia e tij u deklarua në foltoret e organizuara përpara Kuvendit të 11 dhjetorit, ndërsa ka bërë me dije, se takimet me bazën dhe projektin e tij të së ardhmes do e vijojë. Këtë të enjte, ish kryeministri Berisha ka njoftuar se do të vijojë mbajtjen e foltoreve në të gjithë vendin. Njoftimi është publikuar në llogarinë zyrtare të Berishës në Facebook, ku përmes një statusi shkruan se foltorja e radhës do të mbahet në datën 22 janar në orën 11 në Pallatin e Kulturës në Rrëshen të Mirëditës. Mesa duket ish lideri historik i partisë demokratike ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë turit të tij në rrethe. Ky vendim erdhi pas përplasjeve të shumta me kreun e partisë Lulzim Basha, ku ngjarja më e fundit ishte protesta e 8 janarit. Me qëllimin për të nxjerrë njëherë e mirë nga zyra Lulzim Bashën, Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan në seli, atje ku dhe pati incidente të rënda. Me pretendimin se ka shumicën, Berisha është tashmë në lëvizjen e dytë të tij të takimeve me bazën për të rrëzuar Bashën, por edhe për t’i treguar këtij të fundit se ka shumicën e demokratëve në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, Berisha mbron me forcë edhe një tjetër akt, që ka të bëjë me vendimin për shkarkimin e Bashës nga delegatët e Kuvendit që u mbaj në 11 dhjetor dhe një javë më vonë përmes një referendumi.

Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
Top News-Eliminimi i postierit në Kamëz/48 vjeçari pa precedentë, dyshohet u ekzekutua për hakmarrje
24/01 14:06
Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
Top Channel/ Makina të bëra copë copë, aksident i rëndë në Elbasan! Pamje nga vendngjarja
24/01 13:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA