Koalicioni Bashkë Fitojmë ndaloi këtë të dielë në Delvinë për të prezantuar kandidatin Ilir Mehmeti. Berisha e Meta që në celje të fushatës nuk i kanë ndaluar akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, si dhe ndaj kandidatëve socialistë. Sa i përket kundërshtarit të Mehmetit në Delvinë, Berisha u shpreh se kandidati socialist është kushëriri i Ardi Veliut, që sipas tij, mbi të rëndëojnë dosje krimi të pafundme.