Qindra qytetarë u mblodhën edhe këtë të dielë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, në një protestë sensibilizuese, kundër arrestimit të tij. Këtë mbrëmje të pranishëm ishin folës nga profile të ndryshme, si aktorë, profesorë, shkrimtarë apo këngëtarë. Ndërkohë i fundit në radhë ishte Berisha, i cili mbajti fjalën e tij duke hedhur akuza të ndryshme ndaj kryeministrit Edi Rama.