Top News/ ‘Bennifer’ ndahet sërish…Jennifer Lopez, kërkesë për divorc nga Ben Affleck
21/08/2024 12:40

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, yjet e Hollivudit që rindezën romancën dhe u martuan dy dekada pas një ndarjeje të bujshme, po divorcohen, sipas njoftimeve të disa mediave. Lopez dorëzoi kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Anxheles të martën, njoftoi faqja TMZ. Lajmi vjen dy vjet pasi çifti festoi dasmën në një ceremoni luksoze në shtetin e Xhorxhias. Ata ishin martuar zyrtarisht në korrik 2022 në Las Vegas. Raportet e mediave tregojnë se Lopez, e cila kishte ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj në Affleck, nuk përmendi asnjë detaj të një marrëveshjeje paramartesore në kërkesën e saj për divorc. Një dokument i paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los angelesit thotë se Lopez, 55, dhe Affleck, 52, duhet të ndajnë informacionin financiar, duke përfshirë të ardhurat e tyre aktuale, shpenzimet, pronat dhe borxhet. Ka pasur muaj spekulime për lidhjen e tyre. Ata thuhet se nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 65 milionë dollarë dhe u fotografuan të ndarë pa unazat e martesës. Affleck, dy herë fitues i cmimit Oskarit, ishte i martuar më parë me aktoren Jennifer Garner, të cilën e takoi në xhirimet e romancës Pearl Harbor të vitit 2001. Ata u ndanë në vitin 2015 pas një dekade martese dhe kanë tre fëmijë së bashku. Lopez është martuar katër herë, së pari me kamarierin me origjinë kubaneze Ojani Noa nga 1997-98; pastaj me ish kërcimtarin e saj Cris Judd nga 2001-03; dhe këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka edhe dy binjakë, nga 2004-14. Këngëtarja dhe aktorja, e njohur si J.Lo, ishte po ashtu edhe pranë fejesës me yllin e Neë York Yankees, Alex Rodriguez. Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur "Bennifer" ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas, për tu ribashkuar sërish në 2021... Lopez kishte thënë atëherë: “20 vjet më pas, kemi një fund të lumtur".

Top News- Gerta dhe Rozana, nominim ‘kokë më kokë’? Banorja- Kërkoja bandës tënde
24/01 09:19
Top News- Ngacmime në shtrat mes Eglit dhe Gjestit: Të kam xhan, ti nuk më ke?
24/01 09:19
Top News- “Thuaja nënës tënde”…“Më ka vdekur”, agravon debati mes Rozanës e G-Banit
23/01 17:55
Top News- Gjesti shtyn Loredanën: Mos ma prek dorën. Dy banorët debat në shtëpinë e Big Brother
23/01 17:37
Top News – Dron në shtëpinë e Big Brother. Si e pritën banorët mesazhin?
23/01 15:17
Top Channel/“Dy infermieret shqiptare…”! Ç’ndodhi me Parashqevinë në spital? Paralajmëron Ilirjani
22/01 23:38
Top News- Zarf në shtëpinë e Big Brother, çfarë surprize u rezervua për banorët
22/01 21:15
Top Channel/ Besi dhe Xhensila zyrtarisht ‘single’! Zbardhet vendimi: Aktori duhet t’i paguajë…
22/01 18:01
Top News- ‘Ke rrahur një vajzë mes lokalit’, shpërthen keq mes Laertit dhe Gertit- Nuk të vjen turp
22/01 10:59
Top News- 5 VIP-a në nominim, kush largohet nga shtëpia e Big Brother? Votoni
22/01 09:49
Top News- ‘Laerti është i imi’, Amber: Goca mos u zini
22/01 09:48
Top News- Xumi lë shtëpinë e Big Brother, Gjesti pret me përqafime dhe puthje Eglin
22/01 09:31
Top News- ‘Kur humba babain, mu shkatërrua bota’, Valbona drithëron: O ba ku je…
22/01 09:31
Top News- “Ik o palaço”, shpërthen debati, ofendime mes Rozanës dhe Gertit
21/01 21:00
Top News- Plas në shtëpinë e BBVA! Rozana zihet me G-Banin e Valbonën: Ik bëjë treshe
21/01 20:00
Top News- “Hiqi duart”! “Ti je legenë femër”! Sherr mes G-Banit dhe Rozanës në BBVA
21/01 19:00
Top Channel/ Frikë dhe panik për këngëtaren shqiptare, fansat i futen fshehurazi në hotel dhe…
21/01 18:59
Top News- “Mos hajde te krevati im kur…”, acarohet G-Bani
21/01 18:00
Top News- Jozi e Loredana të përqafuar në krevat: Ti je shumë e mirë! Çfarë ndodhi mes tyre
21/01 10:52
Top News- Çfarë po ndodh me Xumin? Presioni i nominimit…Laerti dhe Egli kundër tij?
21/01 10:51
DIGITALB DIGITALB - OFERTA