Fill pas rënies së diktaturës, një pjesë e mirë e atyre që kishin qenë problematikë në atë periudhë, nisën të bëhen protagonist edhe nëpër rrugët e kryeqytetit. Protagonizmi i tyre nisi me sherre ordinere, për të vijuar me kontrabanda e trafiqe të ndryshme e për të përfunduar me hasmëria të mëdha, që kanë prodhuar jo pak viktima gjatë më shumëse 30 viteve demokraci. Me kalimin e kohës, ata nisën edhe organizimin në grupe, duke krijuar disa të tillë, që dominonin në lagje të caktuara të kryeqytetit dhe njiheshin si “ të fortët”, të cilët në jo pak raste përballeshin me njëri-tjetrin duke shkaktuar edheviktima të shumta.