Me rastin e çeljes së sesionit parlamentar, presidenti Bajram Begaj pati një mesazh për të gjithë deputetët. Ai kërkoi prej tyre që të vijojnë reformat me qëllim integrimin e vendit në BE Bajram Begaj – President i Republikës Reformat e ndërmarra duhen ndjekur hap pas hapi, shërbimet duhet të përmirësohen pa humbur vëmendjen dhe pa neglizhuar prioritetet. Puna e pandërprerë për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sociale, është punë për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më të integruar në familjen evropiane.