Procesi I anëtarësimit të shteteve të reja në Bashkimin Europian është bërë edhe më I vështirë për shkak të luftës në Ukrianë tha Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos. Deklaratat ajo I bëri gjatë forumit të Davosir ndërsa ishte I pranishëm dhe kryeministër I Kroacisë, ai I Malit të Zi dhe ministri I jashtëm I Ukrainës. Ajo tha se një nga shkaqet është situata gjeopolitike. “Metodologjia u ndryshua në vitin 2020. Mali i Zi dhe Ukraina e dinë se procesi negociues për kapitullin e sundimit të ligjit është bërë edhe më i vështirë. Dekada e fundit nuk ishte as e mirë dhe as e suksesshme sa i përket zgjerimit”, tha ajo. Komisionerja Kos i bëri këto komente gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror. Bashkimin Evropian është zgjeruar për herë të fundit për para më shumë se një dekade, ku pranoi Kroacinë si anëtare të bllokut në vitin 2013.