Top News – BE `paralajmëron` Kurtin/ Kosova të angazhohet në bisedime me Serbinë
15/02/2021 15:07

Në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, Bashkimi Europian bëri thirrje që autoritetet e reja të cilat do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë. “Rruga europiane e Kosovës po ashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Verhelyi. Dy zyrtarë e lartë europianë përsëriten edhe gadishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës. “Ne 14 shkurt qytetarët e Kosovës hodhën votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Varësisht nga certifikimi i rezultateve përfundimtare, ne presim krijimin e Kuvendit të ri, sikur edhe qeverisë e Presidentit të ri”, thuhet në deklarate. Nder të tjera, aty theksohet se “Bashkimi Evropian kishte dërguar një mision ekspertësh zgjedhorë i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur edhe procedurat pas zgjedhore si dhe për të dhënë rekomandime”..Nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur në 2011. Pas një pauze 20-mujore, dialogu rifilloi korrikun e vitit 2020.Takimi i fundit i udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua në shtatorin e vitit të kaluar e deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri në Prishtinë, ishte paralajmëruar nga Brukseli se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
Top Channel/ Trump “e zbut” sërish me Putinin: “Gati të takohem menjëherë për fundin e luftës”!
24/01 13:21
Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
Top News – Stuhi e frikshme në Britaninë e Madhe/ Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet, rekord bore
24/01 12:02
Top News-Ukraina ‘tërbohet’, qytete në flakë / Arrin deri në Moskë, sulm masiv me dronë në 13 rajone
24/01 11:57
Top News – Trump: Takim me Putinin menjëherë / SHBA ka nisur punën për marrëveshjen e paqes
24/01 11:53
Top News – Fuqitë bërthamore pranë përplasjes / Paralajmëron zyrtari rus: Rreziku po rritet shumë
24/01 11:50
DIGITALB DIGITALB - OFERTA