Pasi renditi rezolutat ndërkombëtare të miratuara në mbështetje të Partisë Demokratike javët e fundit, Sali Berisha paralajmëron se do të sigurojë edhe mbështetjen për të realizuar kërkesën kryesore të Partisë Demokratike; atë për qeverinë teknike para zgjedhjeve të 11 majit. Berisha - Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare dhe si një dëshmi e radhës për papagajtë e qeverisë dhe opozitarët e opozitarëve, se ato që duken të pamundura për ta, PD i bën plotësisht të mundshme. Me qeverinë teknike vendos edhe një bast për zgjedhjet.