Top News/ Bashkia e Tiranës investime në Tuz, Veliaj: Të gatshëm të ndihmojmë më shumë
01/06/2024 18:27

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Malin e Zi, ku vizitoi edhe disa prej komunave atje. Fillimisht ai u ndal në komunën e Tuzit, ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili është një financim i Bashkisë së Tiranës. “E çmoj faktin që jeni kujdesur që buxheti i Bashkisë së Tiranës, donacioni për sheshin “Skënderbej”, të aplikohet me cilësi. Më vjen mirë që keni qenë vërtet dinjitozë në menaxhimin e atij fondi, çka na bën të jemi të gatshëm të ndihmojmë më shumë. Jam vërtet entuziast kur dëgjoj, edhe nga qeveria e Malit të Zi, sesi ata duan të mbajnë premtimet për abetaren shqipe, duan të mbajnë premtimet për qendrat e librit. Më vjen mirë që edhe ambasadorja jonë ka qenë rigoroze në ndjekjen e këtyre angazhimeve, kështu që edhe ne do bëjmë pjesën tonë. Teksa po mbaron ky kantier, po mbarojnë dy kantiere të tjera në Preshevë dhe Bujanoc, për dy shkolla që kemi aty, prandaj këtë vit jemi të lirë të marrim disa angazhime të tjera” Ai tha se Tirana do të ndihmojë edhe në rritjen e turizmit në Tuz, përmes vizitorëve të kryeqytetit që duan të shohin më shumë destinacione shqipfolëse. “Do mundohem jashtë mase që në paketën tonë turistike, të një Tirane që është tejet përplot me turistë, ne të inkurajojmë ata që vizitojnë Shqipërinë e Veriut, të ketë mundësinë të shpenzojnë disa ditë edhe në Tuz. Unë besoj që shumë mirë mundemi me qenë bashkë afër si shqiptarë, ama duhet të kuptojmë se si Ballkan dhe si rajon kemi një vokacion drejt perëndimit. Ne na duhet vetëm të bashkëpunojmë dhe të bashkëjetojmë me fqinjët” Ndërkohë kryetari I Komunës së Tuzit, Liridon Gjelaj falendenderoi kryebashkiakun Veliaj për investimin në sheshin që u shërben të gjithë qytetarëve,, ndërsa theksoi se afati për përfundimin e punimeve është data 28 nëntor.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA