Ujëvara e Valës rrezikon të shkatërrohet, pasi bashkia e Devollit ka shpallur një tender 1.5 milionë euro dhe synon të ndërtojë një ujësjellës prej aty. Sipas një investigimi të fiska fare tenderi i shpallur nga bashkia synon që përmes ujësjellësit në fjalë të furnizojë me ujë disa fshatra në zonën e devollit. Ndërkohë Bashkia ishte vënë në dijeni se zona në fjalë ishte në proces për shpallje “Zonë e Mbrojtur” dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, në dt 01 dhjetor 2020 është lidhur kontrata midis Bashkisë dhe 3 firmave fituese të tenderit, ndërsa nuk është marrë leje në Drejtorinë e Baseneve dhe Ujrave dhe as leje mjedisore. Në Fiks Fare u ankuan banorët e Sinicës të cilët janë kundër prishjes së Ujëvarës dhe futjes së ujit të saj në tubacione. Ata nuk janë dakord të prishet një bukuri e tillë natyrore e cila çdo vit vizitohet nga qindra vizitorë vendas e të huaj. Banorët thonë se janë në dijeni të përfundimit të tenderit dhe se projekti teknik i tenderit pretendon të marrë 30 litra në sekondë nga 50 litra në sekondë që ka aktualisht ujëvara. Ndërkohë që tubacionet në projektin teknik janë shumë më të gjera pohojnë banorët.