Top News – Balla ‘pret kokën’ e parë në Polici/ Kush është shefi për të cilin filloi hetimi disiplinor
22/07/2023 19:52

Kastriot Karafili është ‘koka’ e parë në Policinë e Shtetit që është prerë me nisjen e epokës Taulant Balla në krye të Ministrisë së Brendshme. Karafili mbante detyrën e Shefit të Stacionit të Policisë Kufitare Durrës deri këtë të shtunë, ku me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme ai është pezulluar nga detyra. Shefi i Stacionit është pezulluar për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, si edhe për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve. Për më tepër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës. Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit. Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi disa ndryshime në role drejtuese. Vilson Bala, I cili mbante detyrën e Komisariatit Numër 6, u emërua shefi I ri I Forcave Operacionale. Në Komisariatin 6 u emërua si shef Edvind Ndreu. Ndryshimet përfshijnë edhe Policinë e Kukësit, ku Artan Bajraktari do të jetë drejtori I ri. Nga ana tjetër, Arben Dashi është emëruar Drejtor I krimeve në departamentin e sigurise publike. Më tej, Lutfi Minixhozi u emërua drejtor i zyres se Europolit ne departamentin e mardhenieve nderkombetare.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA