Top News/ Avokati ndërroi jetë në Durrës/ Policia e raportoi aksident, kolegët e tij ngrenë dyshime
23/08/2024 16:46

Avokatët penalistë kanë hedhur hijë dyshimi për vdekjen e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrugën dytësore Plepa Kavajë. Ata thonë se Dingo mbronte disa cështje sensitive dhe se dyshimet të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.” Lidhur me këtë cështje pati edhe një reagim nga avokati Kujtim Cakrani, i cili shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ky nuk është një rast i izoluar dhe se kohët e fundit janë vrarë dhe dhunuar shumë avokatë. Cakrani e cilëson vrasje ngjarjen e dy ditëve më parë, pranë banesës së avoktit dhe bën thirrje që autorët të shkojnë përpara drejtësisë. Sipas policisë së Durrësit 63 vjecari u përpas nga një automjet dhe për pasojë humbi jetën. Këtë të premte policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 22 vjecarin Erjon Kacani, banues në Tiranë. Ky i fundit pasi përplasi me makinë Leonard Dingon, u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjetin e braktisi në fshatin Kodër Arapaj. Policia e Durrësit e ka raportuar ngjarjen si aksidentale, ndërkohë që avokatët penalistë e cilësojnë atë si krim.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA