Top News/Australia forcon ushtrinë, ‘frikë’ nga Kina/Mungojnë 4.400 trupa, pranohen rekrutë të huaj
04/06/2024 12:12

Forca e Mbrojtjes e Australisë do të lejojë edhe rekrutë nga vendet e huaja në radhët e veta, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi. Australia, prej vitesh, përballet me numër të ulët rekrutimesh.Kjo, sipas zyrtarëve, është pasojë e nivelit të ulët të papunësisë. Shifrat e fundit të Qeverisë vlerësojnë se Forca e Mbrojtjes ka mungesë të rreth 4.400 trupave. Nga korriku, shtetasit e Zelandës së Re që janë banorë të përhershëm të Australisë, mund të aplikojnë për t’iu bashkuar ushtrisë australiane, ndërsa nga viti i ardhshëm këtë do të mund ta bëjnë edhe banorët nga Britania e Madhe dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë. Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, tha se këto ndryshime “janë thelbësore përballë sfidave të sigurisë, gjatë dekadës së ardhshme dhe më tej”. Kanbera ka shprehur vazhdimisht shqetësime për, siç është shprehur, veprimet armiqësore të Kinës. Nën aleancën e njohur si “Pesë sy”, Australia, Britania, SHBA-ja, Kanadaja dhe Zelanda e Re punojnë së bashku edhe në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA