Top News – Asosacioni pengesë për Kosovën / ’Vonesa në themelim vështirëson pozitën e vendit’
22/12/2024 16:12

Shtyrja e themelimit të Asociacionit do të vështirësojë pozitën e Kosovës, thotë profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami. Sipas tij, Kosova e ka detyrim ta bëjë një hap të tillë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Bajrami: Është gabim që deri më tani nuk është themeluar Asociacioni “Është gabim që nuk është themeluar Asociacioni deri më tani. Është dashur të themelohet. Çfarëdo shtyrje e Asociacionit e vështirëson pozitën e Kosovës dhe na sjell te një asociacion gjithnjë e më i keq. Është detyrim ndërkombëtar, është guxim i lidershipit që ky të themelohet, të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës... Duke folur për proceset gjyësore që po zhvillohen pranë dhomave të specializuara të kosovës në hagë, Bajrami thotë se ka një tendencë për rishkrimin e historisë së vendit. Gjykimi i ish krerëve të UCK-së sipas tij, është proces i rrezikshëm. Bajrami: Procesi në Gjykatën Speciale është i rrezikshëm “Çfarë po shohim në Gjykatën Speciale është një episodë politike që ka një porosi apo një dimension politik, i cili tenton që të bëjë baraspeshën e asaj çfarë ka ndodhur. Një proces shumë i rrezikshëm i cili nuk do të ketë efekte dhe pasoja vetëm ndaj personaliteteve që atje po gjykohen, që në fakt janë themeluesit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit por në një mënyrë po do të dëmtojë shtetin e Kosovës, sepse në qoftë se do të ndodhë që ata të dënohen, në një mënyrë po dënohet edhe shteti i Kosovës. Po inkriminohet edhe vet NATO e cila e ka mbështetur kauzën e UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kosovës... Për profesorin e të drejtës kueshtetuese ka shkelje të shumta nga dhomat e specializuara.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA