Udhëheqësi i opozitës gjermane është zotuar të forcojë kontrollet kufitare dhe se do shtojë deportimet nëse bëhet kancelar pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm në Gjermani. Deklarata e tij ndodhi vetëm një ditë pasi një shtetas afgan kreu një sulm me thikë dhe la të vdekur dy persona. Udhëheqësi I aleancës konservatore CDU/CSU Friedrich Merz, e cila kryeson në sondazhe, tha se nuk do të lejonte që sulmet si ai në qytetin bavarez nga shtetasi afgan të shndërroheshin në një “çështje normale”, shkruajnë mediat e huaja.