Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Italisë, pasi është kapur teksa qëndronte në një hotel në Rimini, me armë të cilën e kishte pa leje. Shqiptari u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të policisë, të cilët gjetën në ballkonin e dhomës së tij një pistoletë të kalibrit 9 mm të llojit “Beretta”. Mediat italianë bëjnë me dije se arma e zjarrit ishtë gati për tu përdorur për qitje me një karikator prej 7 fishekësh, të cilët u gjetën të fshehur brenda një qeseje plastike në ballkonin e dhomës së shqiptarit. I riu fillimisht ka refuzuar ti hapë derën policisë, por kjo nuk ka zgjatur shumë, pasi policia ka arritur të futet brenda në banesë. Pas kësaj shqiptari i ka dorëzuar polciisë edhe 0.36 gram kokainë të cilën është shprehur se e kishte për përdorim personal. Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa mësohet së shqiptari rrezikon deri në 6 vite heqje lirie dhe 15 mijë euro gjobë.