Pas informacioneve se një shtetas mbante armë pa leje në banesë, Komisariati i Policisë Mat ka organizuar një operacion policor ku ka arrestuar 59 vjeçar. Operacioni i koduar “Burgajeti” zbuloi në banesën e këtij personi si dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak. Rasti në fjalë i ka kaluar për hetim Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Mbi shtetasin e arrestuar rëndon vepra penale mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.