Policia e Korçës njoftoi arrestimin e një 37 vjeçareje, e cila besohet se është personi i fundit që ka qenë me 47-vjeçarin M.Ç, që u gjet i vdekur në makinën e tij ditën e mërkurë. Policia ka arrestuar 37-vjeçaren me akuzën e prostitucionit. Ajo dyshohet se ka qenë me viktimën në makinën e këtij të fundit duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.